Lojtarët do të mundë të ndëshkohen me kartonë të verdhë nëse pështyjnë në fushë kur të kthehen ndeshjet e futbollit.

Drejtori i Komitetit Mjekësor të FIFA-s ka thënë se kjo masë mund të ndërmerret për ta ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Është shumë johigjienike dhe është mënyrë e mirë për përhapjen e virusit. Kjo është njëra ndër arsyet pse duhet të tregojmë kujdes para se t’ia nisim sërish ndeshjeve” thuhet në njoftim.

Autoritetet udhëheqëse të futbollit janë shprehur të shqetësuar se mund të ketë përhapje të madhe të virusit mes lojtarëve në fushën e lojës.