Ismet Lushaku ishte një nga njëmbëdhjetë debutuesit në fanellën kosovare, derisa Kosova u përball me Suedinë në një miqësore në Katar, më 12 janar.
Sidoqoftë, ndeshja ishte më emocionuese për të sesa të tjerët, pasi ai bëri debutimin për Kosovën, kundër vendit ku lindi dhe u rrit.
Lushaku për Kosovansabroad ka treguar se pse zgjodhi Kosovën, duke theksuar lidhjen emocionale me vendlindjen e prindërve të tij.
“Që kur isha fëmijë, gjithmonë shkoja në pushime me familjen time në Kosovë. Kam shumë të afërm në Kosovë që brohorasin për mua dhe më japin mbështetje të madhe. Kosova gjithashtu tregoi interes të madh për mua dhe këtu fillova rastin dhe besimin. Të gjithë në skuadër flasin gjuhën time tdhe thjesht ndjehesh si në shtëpi” ka thënë Lushaku.