Ed Woodward, që është shef i Manchester United, ka thënë se klubi anglez nuk mund të bëjë shpenzime të mëdha në afatin e ardhshëm kalimtar.
Sipas tij, MAN UTD nuk mund të thyejë rekordin botëror për transferimin e Harry Kane.
Ai ka thënë koronavirusi ka pasur ndikim të madh në futboll, prandaj klubi i tij nuk mund të shpenzojë 228 milionë euro, për transferimin e sulmuesit të Tottenham Hotspur.
Bashkë me Kane, shënjestër e tij është edhe Jadon Sancho i Borussia Dortmundit që kushton 114 milionë euro, por Woodward thotë se klubi i tij nuk do të bëjë biznes si zakonisht.
“Nuk mund të mos mendoj se spekulimet rreth transferimit të lojtarëve individualë për qindra milionë funte këtë verë duket se po e anashkalojnë realitetin me të cilin përballet sporti. Askush nuk bën të ketë iluzione për shkallën e sfidës me të cilën përballen të gjithë në futboll dhe klubet nuk mund të bëjnë biznes si zakonisht, duke në përfshirë edhe neve, në tregun e transferimeve këtë verë”, ka thënë ai.