“Unë e di që janë duke vdekur kryesisht njerëz të moshuar, por unë nuk shqetësohem sepse kam vetëm 91 vjet. Nuk kam frikë të vdes”, nis rrëfimin 91-vjeçari nga Myanmari, duke folur për rrezikun nga COVID-19.
Sein Maung ishte kampion në bodybuilding dhe ende e ka bicepsin e fryrë dhe admiron veten kur sheh në pasqyrë, para se të fillojë ushtrimet në palestrën e tij të boshatisur, si pasojë e përhapjes e koronavirusit.
Lutjet budiste i kryen para çdo stërvitje.
“Të gjithë vëllezërit e mi vdiqën në vitet ’70 të tyre, por unë jam akoma këtu”, ka rrëfyer 91-vjeçari për AFP-në, duke thënë se jetëgjatësia e tij varet nga disiplina, feja, dieta dhe stërvitjet.
Ai ka treguar se me bodybuilding kishte filluar të merrej pas vitit 1950, pasi e kishte përfunduar shërbimin ushtarak.
Derisa 10 vjet më vonë, ai kishte luajtur në dy filma, për ta hapur më vonë edhe palestrën e tij të fitnesit, që e posedon ende.
Palestra dikur kishte rreth 200 anëtarë, por tani aty ushtrojnë shumë pak veta dhe kryesisht disa gra të vjetra.
Myanmar që ka një shoqëri konservatore, njihet për kulturën dhe fanatizmin që ka për ndërtimin e formave të trupit dhe konkurset zhvillohen në qendra tregtare, duke tërhequr shumë shpesh turma të mëdha të adhuruesve të këtij sporti.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të merren me bodybuilding dhe të kujdesen për trupin e tyre.