Hakim Ziyech ka kritikuar ashpër ata që kanë pohuar se skuadra AZ do ta kishte merituar titullin Eredivisie më shumë sesa Ajax, pasi Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) mori vendimin për të anuluar sezonin pa e shpallur fituesin ose skuadrat që bien nga liga.
AZ e ka mposhtur Ajaxin dy herë në kampionat këtë sezon dhe disa mendojnë se skuadra do të kishte merituar të shpallej kampion, për shkak të këtij fakti.
“Çfarë marrëzie kam dëgjuar. Ne jemi në krye sidoqoftë. Nuk i pranoj ato histori që AZ e merituan më shumë sepse ata na mposhtën dy herë. Pra, a nuk llogaritet tani diferenca e golave?” ka thënë Ziyech.
Besohet se Ziyech sezonin tjetër do të luajë për Chelsean.