Dani Osvaldo gjithmonë ka patur lavdata për ish-shokun e tij të skuadrës Francesco Totti.

Por komplimentet nuk kufizohen vetëm në aftësinë e tij futbollistike.

Sulmuesi që tani është duke luajtur për Banfield në Argjentinë pas një ndërprerje katër vjeçare nga sporti, ka thënë se Totti ishte lojtari më i mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë.

Por përveç që e pa magjinë e tij në fushë kur të dy ishin në Romë së bashku, Osvaldo theksoi se gjithçka ishte perfekte për Il Capitanon, dule filluar nga fryma e tij e deri te pjesët e tij private.

“Ai kishte një fytyrë të bukur dhe, unë nuk dua të hyj në detaje shumë, por nuk pati asnjë problem sa u përket pjesëve private” tha Osvaldo.

34-vjeçari Osvaldo tha se ai u ndihmua shumë nga Totti dhe Daniele De Rossi, kur u fut në telashe.