Premier League mund të vazhdojë më 8 qershor, pa praninë e shikuesve në stadiume. 

Sipas The Times, edicioni në kampionatin anglez mund të përfundojë më 27 korrik.

Në Premier League duhet të zhvillohen edhe 92 ndeshje. 

Përndryshe, edicioni është pezulluar më 13 mars.

Ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve, me maksimalisht 400 persona në stadium, duke përfshirë mediat. 

Data 22 gusht është përmenur si ide se kur mund të fillojë edicioni i ardhshëm.