Nadia Nadim, një nga futbollistet më të njohura në botë, ka folur për vështirësitë që ka hasur për të arritur ku është sot.
Ajo ka treguar se si nëna e saj gjeti një mënyrë për ta ndihmuar atë dhe katër motrat e saj të iknin nga Afganistani.
Sapo arritën në një kamp refugjatësh në Danimarkë jeta e saj ndryshoi përgjithmonë.
Ajo menjëherë filloi të stërvitej në sportin që ia ndryshoi jetën.
Nadim që atëherë ka luajtur 92 herë për Danimarkën dhe, si një golashënuese e spikatur, është bërë një nga futbollistet më të rëndësishëm në botë.
Ajo ka luajtur në Danimarkë, New Jersey, Portland, Manchester dhe tani Paris, ku para pandemisë, ajo ndihmoi PSG-në të arrinte në çerekfinalen e Champions League.
“Unë nuk mendoj se shumë njerëz mund të thonë se kanë përjetuar të gjitha këto gjatë gjithë jetës së tyre. Nuk dua të tingëlloj arrogante, por mendoj se kam më shumë njohuri se shumica e njerëzve kur bëhet fjalë për qeniet e tjera njerëzore, kulturën, fenë, gjuhën” ka thënë Nadim.
Futbolli i dha asaj shpresë si refugjate.
Futbolli e ndihmoi edhe në transformimin e jetës së saj në atë pikë ku në Danimarkë u votua si personi i vitit në vitin 2017.