Braziliani legjendar Ronaldo ka thënë se ngritja e kupës së Botës 2002 ishte shumë më e dobishme sesa seksi, pavarësisht se, siç thotë ai, këto dyja janë “shumë të vështira për t’i ndarë”.

Braziliani u kurorëzua kampion i botës me një fitore 2-0 ndaj Gjermanisë në Stadiumin Ndërkombëtar Yokohama, në Japoni.

“Nuk mendoj se seksi mund të jetë aq i dobishëm sa fitimi i Kupës së Botës” ka thënë ish-sulmuesi i Real Madridit, Barcelones, Interit e Milanos.