Para se të përhapej COVID-19, Barcelona kishte ndarë mendjen për shitjen e brazilianit, Philippe Coutinho.
Por situata e paqartë fiskale që mund të ndodhë pasi të fillojnë ligat, mund të bëjë që braziliani të kthehet në Spanjë, edhe pse kishte zhgënjyer me paraqitjet e tij.
Sidoqoftë, trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka një plan për të: ta transferojë atë në mesfushë, raporton Marca.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe me të vërtetë më pëlqen”, i tha Setien RAC1.
Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde gjithmonë e përdorte Coutinhon në krah të majtë, por ai kurrë nuk u përshtat në atë rol në Barcelona.