Arbitri i ngarkuar me finalen e Kupës së Botës 1990, ku Gjermania Perëndimore e kishte mposhtur Argjentinën 1-0 në Romë, ka zbuluar se ai mund ta kishte përjashtuar Diego Maradonan, përpara se të fillonte ndeshja.

Vetë Maradona ishte me fat që kishte luajtur ndeshjen me gjyqtarin përgjegjës, Edgardo Codesal, që e ka pranuar se sjellja e yllit argjentinas para fillimit të ndeshjes, e meritonte një karton të kuq.

“Mund ta kisha përjashtuar para se të fillonte ndeshja, për shkak të sjelljes gjatë këndimit të himnit. Edhe gjatë lojës bëri gjeste të tmerrshme. Si lojtar ai ishte më i miri por si person ai ishte i pakëndshëm” ka treguar gjyqtari.

Gjermania Perëndimore fitoi në finale pasi iu dha një penallti e diskutueshme në minutën e 85.