Skuadrat e La Ligas, mund të ndëshkohen nga autoritetet spanjolle.

Kjo mund të ndodhë, nëse ato refuzojnë të luajnë pas urdhrit të Federatës që ndeshjet mund të luhen.

Kështu të paktën ka thënë presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili këmbëngul në një vendim të tillë të ndëshkimit.

“Nëse ndonjë klub refuzon të luajë kue autoritet kanë thënë që cdo është në rregull, ato klube do të humbasin ndeshjet”, ka thënë Tebas.

Në anën tjetër, organizata dhe shoqata të futbollistëve në Spanjë, kanë shprehur shqetësimin e tyre për sigurinë e lojtarëve.