Në një prononcim të dhënë së fundmi për Supersport, trajneri kosovar, Afrim Tovërlani ka treguar një përvojë të pazakontë që i ka ndodhur gjatë karrierës.
Ai ka zbuluar se para 3 viteve ka qenë pranë stolit të Kukësit, teksa ka treguar edhe bisedën me presidentin Safet Gjici, që i kishte kërkuar të nxirrte ekipin kampion, ndonëse ishte 12 pikë larg Skënderbeut.
“Kam qenë në Shqipëri para 3 viteve dhe isha në bisedime me Kukësin. Fola më Gjicin dhe më tha nëse mund ta nxirrja ekipin kampion dhe i thashë se kjo nuk mund të ndodhë, pasi ishin 12 pikë larg Skënderbeut. I thashë se mund ta çoja ekipin në Kupat e Europës dhe më pas nuk u arrit asgjë. Siç e dinë të gjithë aty në Shqipëri është pak e vështirë, pasi vendosin bosat e klubeve dhe jo trajnerët” u shpreh trajneri nga Prishtina.