Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, që luan te skuadra kroate Dinamo Zagreb, e ka bashkëlojtar futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni.
Të dy futbollistët janë lavdëruar nga trajneri i tyre, Goran Tomiq.
Sipas tij, të dy futbollistët shqiptarë janë të shpejtë dhe shumë produktivë në lojë.
“Uzuni dhe Kastrati janë tepër të fuqishëm në krahë, janë po aq të shpejtë sa vetëtima dhe mund t’i shpëtojnë çdo mbrojtjeje. Ne nuk kemi shumë lojtarë me përvojë në ekip, por i besojmë të rinjve dhe me ta shpresojmë se do ta mbyllim kampionatin në vendin e dytë ”, ka thënë Tomiq.