Mediat në Turqi raportojnë se Vedat Muriqi dëshiron të largohet nga Fenerbahçe.
Sipas ‘Fotmac’, ylli i Kosovës, tashmë e ka njoftuar skuadrën e tij se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Angli, ku Tottenhami vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit
Interesim për 26-vjeçarin nga Prizrenit, kanë pasur edhe skuadrat italiane, por sipas këtij mediumi turk, Muriqi gjatë takimit me presidentin e klubit Ali Koc, ka thënë se preferon të transferohet në Premier League.
Vedat Muriqi ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat me Femerbahçen këtë stinor, duke shënuar 15 gola.