Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, pas përfundimit të karrierës, mori rol drejtues në klub.
Ish-numri i katër i zi-kaltërve ka folur për futbollistin më të përfolur në Itali në këtë kohë pandemie.
Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, është objektivi kryesor i Barcelonës këtë verë.
Por duket se transferimi i tij në Spanjë nuk do të jetë edhe shumë i lehtë.
Zanetti ka thënë se kjo nuk beson që do të ndodhë, pasi sipas tij, Lautaro është i lumtur në Inter.
“Unë e shoh shumë të lumtur këtu në Inter. Dhe me Lukakun në sulm, ai është i shkëlqyeshëm”, ka thënë Zanetti.