Ndeshja e fundit, gjithsesi se duhej të ishte fitore, që në Olimpico të kishte edhe lot gëzimi.
Përgatitjet për këtë ndeshje kishin filluar një javë më parë. Në çdo rrugicë të qytetit të Romës, përmendej emri i tij. Gjithçka ishte verdhë e kuq.
Ndoshta që do të ishte hera e fundit që e thërrasin në stadium. Për herë të fundit do të dilte nga dhomat e zhveshjes si futbollist. Ishte 28 maj 2017.
25 vjet, 786 ndeshje dhe 307 gola. Një fanellë e vetme. Francesco Totti.
U inkuadrua në pjesën e dytë, duke zëvendësuar pasardhësin e tij, Daniele De Rossi. Mori shiritin e kapitenit, të cilin e mbajti për më shumë se dy dekada.
Në praninë e 75 mijë shikuesve, Roma fitojë këtë ndeshje kundër Genoas me rezultat 3-2.
Për herë të parë, askujt nuk i bëri përshtypje rezultati. Sytë ishin te ai.
Pasi u fut edhe njëherë në tunel që çon te dhomat e zhveshjes, mbreti i Romës, doli në fushë dhe bashkë me gruan dhe fëmijët e tij, u përshëndet me lot në sy me të gjithë tifozët.
Francesco Totti adhuronte të luante futboll në shi, e atë ditë lotët e tifozëve në të gjithë botën, ishin shiu që nuk do ndalet asnjëherë në kujtim të një kampioni si Totti./VAR Kosova/