Rreth 400 tifozë thyen rregullat e bllokimit në Francë, për të marrë pjesë në një ndeshje lokale të futbollit, që përfundoi me hyrjen masive të tifozëve në fushë.
Loja u zhvillua të dielën në Strasburg, ku ka masa të rrepta të izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Aty nuk lejohen tubime të më shumë se dhjetë personave.
Derisa pushtimi i fushës u bë pasi një gol u shënua në ndeshjen e skuadrave Neuhof dhe Hautepierre, në rajonin Bas-Rhin.
Ndeshja ka çuar në zemërim të zyrtarëve lokalë kurse autoritetet janë zotuar se do të hetojnë incidentin dhe do të ndëshkojnë të përfshirët.