Futbollisti nga Istogu, Adnan Januzaj ka biseduar në Instagram me mbrojtësin e Kosovës, Benjamin Kololli.
Gjatë bisedës, lojtari i Belgjikës, ka folur edhe për Kosovën, por jo në gjuhën shqipe.
“Jam i lumtur për Kosovën. E shikoj Kosovën çdo herë dhe ata do të kualifikohen në EURO 2020”, ka thënë Januzaj.
Ish-futbollisti i Manchester United, kishte zgjedhur Belgjikën para Kosovës.