Drejtuesit e skuadrës Lyon kanë njoftuar se e kanë ndërmend të apelojnë kundër vendimit për të përfunduar sezonin e Ligue 1.

Anulimi i kampionatit nënkupton se Lyon e humb kualifikimin për garat evropiane për herë të parë që nga viti 1997.

Pas njoftimit të kryeministrit francez Edouard Philippe se asnjë ndeshje futbolli nuk mund të zhvillohet përpara shtatorit, Federata konfirmoi të enjten se sezoni kishte mbaruar dhe se kampionati dhe vendet evropiane do të jepeshin me pikë për çdo lojë.

Kjo do të thotë që Paris Saint-Germain e fiton titulln e retë të njëpasnjëshëm.

Ndërsa Marseja dhe Rennes marrin dy vendet e tjera të Champions League.