Vëllezërit Xhaka kanë zgjedhur të luajnë në kombëtare të ndryshme në arenën ndërkombëtare.
Atyre u ka rënë të luajnë përballë njëri-tjetrit. Taulanti dhe Graniti për herë të parë luajtën kundër njëri-tjetrit në Euro 2016, që u mbajt në Francë.
Granit Xhaka veshi fanelën e kombëtares së Zvicrës. Kurse Taulant Xhaka me ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë.
“Do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë, ne do të qëndrojmë së bashku siç bëjnë vëllezërit”, kishte thënë Granit Xhaka.
Por vëllezërit Xhaka nuk janë të vetmit që kanë bërë këtë zgjedhje. Vëllezërit Boateng luajnë njëri për Gjermaninë dhe tjetri për Ganën.
Vëllezërit Mandanda luajnë për Francën dhe Kongon. Derisa vëllezërit Pogba paraqiten për Francën dhe Guinenë./VAR Kosova/