Derisa futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i pandemisë së koronavirusit tashmë e dy muaj, një skuadër kosovare e ka prezantuar projektin e saj ambicioz.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi me anë të një videoje, e ka prezantuar një projekt i cili ka të bëjë me kompleksin sportiv të Ballkanit.

“Kompleksi Sportiv FC Ballkani. Projekti konceptual, së shpejti inuagurimi. Na priftë e mbara”, ka shkruar Kabashi në llogarinë e tij në Facebook.