BARÇA - BORUSSIA DORTMUND LIGA DE CAMPEONES

Barcelona është duke tentuar të freskojë skuadrën duke sjellë emra të rinj, që nënkupton largimin e disa futbollistëve të tanishëm.

Një ndër ta është edhe francezi Ousmane Dembele.

Drejtuesit e Barçës kanë thënë se nëse marrin një ofertë të pranueshme këtë verë, do ta shesin, raporton Mundo Deportivo.

Prej kohës kur nga Borussia Dortmund u transferua për 105 milionë euro, Dembele ka dështuar të tregojë formë të lartë për të qenë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës.

Si rezultat i kësaj, gjigandët katalanas janë të gatshëm ta shesin 23-vjeçarin edhe për 50 milionë euro, shumë kjo që duket e mjaftueshme për t’i bindur ta lënë të largohet francezin.