Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë që vendimi për rikthimin e kampionatit ishte i mirëpritur.

Sipas Batatinës, pasojat do të ishin të mëdha nëse kampionati s’do të kthehej.

Gjithsesi, ai pret probleme deri në përfundim të sezonit. “Nëse nuk do të riktheheshim, pasojat do të ishin të mëdha”, theksoi Batatina në TV Dukagjini.

“Me pasë qenë Llapi në vendin e parë nuk do doja që të mbyllej kampionati dhe të shpallësha kampion! Nuk dua që të quhesha ‘Kampion i Virusit’.

Ai ka treguar se dy futbollistë të Llapit, Valmir Veliu dhe Hajdin Salihu do të transferohen në Evropë.