Masat e izolimit dhe fillimi i Ramazanit nuk e penguan yllin francez Karim Benzema, i cili luan në Real Madrid, të vazhdojë stërvitjen e tij intensive në përgatitje për rifillimin e Ligës Spanjolle.

Benzema, i cili është me origjinë algjeriane, publikoi një fotografi të tij në sallën e stërvitjes dhe uroi muslimanët me rastin e Ramazanit, ku ai shkroi: “Kurrë mos ndalo stërvitjen”

Ditët e fundit, Benzema ka publikuar fotografi duke ngrënë syfyr.

Vlen të përmendet se garat e ligës spanjolle kanë ngecur që nga 12 marsi për shkak të shpërthimit të koronavirusit.