Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është një nga dëshirat më të mëdha të Barcelonës në këtë kohë pandemie.
Ata dëshirojnë më çdo kusht ta transferojnë argjentinasin.
Ish-trajneri italian, Fabio Capello ka thënë se e vlerëson shumë lojën e Lautaro Martinez.
Mirëpo, ai e ka këshilluar yllin e Interit, që të qëndrojë në Serie A, pasi te Barcelona ai do të jetë në stol.
Lautaro Martinez ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje këtë sezon për Interin.