Janë të paktë lojtarët që refuzojnë të nënshkruajnë për një prej skuadrave më të mëdha në botë, siç është Real Madrid.
Të paktën jo vetëm për shkak të gjuhës. Pikërisht kjo ishte arsyeja që mbrojtësi holandez Bert Konterman, e kishte refuzuar Realin në vitin 1999.
Ai nuk kishte shkuar në Madrid kishte qëndruar në Feyenoord atë vit, para së t’i bashkohej ekipit skocez, Rangers në vitin 2000, shkruan Marca.
“Atë verë Real Madird kishte bërë ofertë për mua. Leo Beenhakker ishte trajneri im dhe ai do të bëhej trajner i Real Madridit. Ai tha: ‘Real Madrid të do ty’. Unë i thashë po bën shaka, nuk të besoj ty”, ka treguar holandezi.
“Në mendjen time, lëvizja ime tjetër duhej të ishte në Gjermani ose Britani të Madhe, sepse unë flisja shumë mirë gjermanisht dhe anglisht shumë mirë. Pra, Spanja ishte pak e frikshme për mua sepse isha pak nervozuar kur e mendoja se duhej të mësoja spanjisht”, ka rrëfyer Konterman.