Futbollisti spanjoll i Manchester United, Juan Mata, këndon bukur.
Këtë gjë e ka zbuluar shoku i tij i skuadrës, Bruno Fernandes.
Ky i fundit ,që u transferua në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të janarit, ka thënë se nëse do t’i duhej të zgjidhte një bashkëlojtar gjatë vet-izolimit, atëherë ai do ta zgjidhte Juan Matan.
“Do ta zgjedhja Juanin sepse nëse izolohem me Juanin do të mund ta dëgjoj këngën time gjatë gjithë ditës, çdo ditë. Ai gjithmonë ma këndon mua”, ka thënë Fernandes.
“Nuk është atmosfera e ‘Old Trafford’-it, por Juani është një djalë që këndon me gjithë zemër, kështu që kur e këndon këngën për mua është një gjë e mirë”, ka thënë portugezi.