Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik i dha dje leje klubeve të Superligës së Kosovës në futboll për të vazhduar me stërvitje.
Ky vendim erdhi pas shumë debateve në lidhje me atë nëse do të duhet të vazhdojë kampionati i Kosovës në futboll.
Gjithashtu, Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar 7 qershorin si datën kur duhet të rinisë edicioni aktual në Superligën e Kosovës.
Kurse, më 25 korrik do të mbyllet ky edicion i futbollit elitar kosovar, raporton Zëri.info.
Sa i përket Kupës së Kosovës, sot me fillim nga ora 12:00, FFK-ja do të vendosë për fatin e kësaj gare me prezencën e katër skuadrave gjysmë-finaliste.
Në garë për këtë titull janë FC Prishtina, Drenica, Feronikeli dhe Ballkani.
Dihet se fituesi i këtij titulli merr pjesë në eliminatoret e Ligës së Evropës.