Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është i njohur si njeri i dhënë pas punës.
Por ai është detyruar të kujdeset më shumë për shëndetin e tij pas operacionit në tru në vitin 2018.
78-vjeçari i ka kaluar edhe dhjetë javët e tij në karantinë, për shkak të koronavirusit.
E gjatë kësaj kohe, trajneri legjendar e ka rindërtuar Old Traffordin, këtë herë në një version lodër
The Sun raporton se ish-trajneri legjendar e kontaktoi Manchester Unitedin për t’ia kërkuar setin e “Lego-s” për ta ndërtuar stadiumin e famshëm të Djajve të Kuq, pasi e kishte parë këtë lodër online.