Braziliani Philipe Coutinho, sezonin e fundit ka luajtur në Gjermani si i huazuar te Bayern Munich.
Klubi gjerman, ka humbur mundësinë për ta blerë. Në të njëjtën kohë as te Barcelona nuk ka vend.
Me shumë gjasë, ai do të kthehet sërish në Premier League.
Për shërbimet e tij janë të interesuara dy klube angleze, që të dyja nga Londra.
Pas Chelseat, garës për ish-futbollistin e Liverpoolit, i ka hyrë edhe Arsenali.