Hernan Crespo si futbollist ka luajtur në shumë ekipe evropiane dhe ka përvojë në ligat më të forta.

Ndryshimet e skuadrave që i kishte bërë vet, nuk ia preferon bashkëvendësit të tij, Lautaro Martinez.

Sulmuesi i Interit është synimi kryesor i Barçës për këtë verë. Por Crespo i ka sugjeruar Lautaro, që të qëndrojë në Inter.

“Do të doja shumë që Lautaro të qëndrojë në Inter. Për 1000 arsye. Ai është duke luajtur në një ekip të madh”, ka thënë Crespo.

Ish-sulmuesi argjentinas kishte veshur edhe fanellën e Interit gjatë karrierës së tij.