Kevin De Bruyne ka thënë se ai do ta konsiderojë të ardhmen e tij në Man City, nëse anulohet ndalesa dy-vjeçare për pjesëmarrje në garat evropiane.

Manchester City u gjobit për “shkelje serioze” të rregullave të Fair Play Financiar të UEFA-s.

“Klubi na tha që ata do të apelojnë dhe ata janë pothuajse 100 qind për qind të sigurt se kanë të drejtë.  Kjo është arsyeja pse unë jam duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë. Unë i besoj ekipit tim” ka thënë belgu.

De Bruyne insistoi që Man City nuk kishte bërë asgjë të keqe, por tha që ai do të marrë një vendim nëse ndalesa nuk hiqet.