Futbollisti i Tottenham Hotspur, Dele Alli ka marrë një plagë në fytyrë, pas një grabitjeje që ndodhi në shtëpinë e tij.

Përgjatë grabitjes, futbollistit anglez i ishte vendosur thika në fyt dhe pastaj ishte lënduar në fytyrë.

“Ylli i Tottenham u godit në fytyrë gjatë incidentit të tmerrshëm, por nuk pësoi dëmtime serioze”, shkruan Daily Mail.

Deri te lëndimi erdhi pasi Alli u përfshi në përleshje me hajdutët, që vodhën sende të ndryshme, duke përfshirë stoli të ndryshme dhe disa ora.