Dy futbollistë të skuadrës italiane Parma, janë dërguar në vetë-izolim.

Kjo pasi këta dy futbollistë kanë rezultuar pozitivë në testet e bëra për COVID-19.

Mirëpo, në testin e dytë ata rezultuan negativë, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket izolimit.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar klubi italian.

“Që të dy dolën pozitivë në testin e parë dhe negativë në testin e dytë, që u bë 24 orë më vonë. Atletët , që janë në gjendje të shkëlqyeshme dhe s’kanë simptoma, janë izoluar menjëherë dhe klubi do t’i mbikëqyr ata menjëherë”, thuhet në njoftimin e klubit.