Në vitin 2014, Angel Di Maria ishte larguar nga Real Madrid dhe ishte transferuar te Manchester United.
Gruaja e tij, Jorgelina Cardoso ka zbuluar se kishte zëra në atë kohë në Spanjë, që e quanin mercenarë bashkëshortin e saj, vetëm pse u largua nga Madridi, raporton Marca.
Ajo pranon se Manchester United kishte bërë një ofertë që Di Maria nuk mund t’i thoshte jo.
“Angel lujati në skuadrën më të mirë në botë”, ka thënë ajo.
“Ne kishim një jetë të përsosur, moti ishte i përsosur dhe ushqimi ishte fantastik. Një ditë erdhi (Angel) dhe më tha: ‘Kam marr një ofertë nga Manchestër United’. Nëse jeni duke punuar diku dhe vjen një ofertë nga një kompani tjetër dhe thotë se të paguan dyfish, ti shkon menjëherë”, ka thënë Cardoso.