Në fillim të qershorit, saktësisht më 4 qershor, sulmuesi i Atetico Madrid, Diego Costa do të përballet me drejtësinë.
Ai rrezikon të dënohet deri në 6 muaj për mashtrim me taksat.
Mbi 1 milion euro është vlera e mashtrimit sipas spanjolle, që sulmuesi Diego Costa e ka mashtruar shtetin e Spanjës.
Mashtrimi ka të bëjë me mos-deklarimin e pagesave lidhur me transferimin e tij nga Spanja në Londër te Chelsea në vitin 2014.
Raportohet se Prokuroria pretendon të dënojë 31-vjeçarin me gjashtë muaj burg dhe me gjobë në vlerë prej 507 mijë e 280 euro.
Me akuza të njëjta për mashtrim me taksa, ishte përballur më drejtësinë edhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi.