Skuadra franceze Nice ka njoftuar se nuk do ta përdorë opsionin për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Lazios, Riza Durmishi.

Ndërsa këtë do ta bëjë edhe me sulmuesin e Napolit, Adam Ounas.

Vendimi u mor pasi stinori në Ligue 1 të Francës nuk do të vazhdohet për shkak të koronavirusit.

Durmishi ka luajtur pesë ndeshje te Nice dhe ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2023. 

Ai i ka luajtur 23 ndeshje me Danimarkën.