Elvis Rexhbeçaj luajti tek Augsburgu prej minutës së 60-të të shtunën, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Bundesligës gjermane, në fitoren 2:1 të skuadrës së tij në udhëtim te Bayer Leverkuseni.  

Patrik Schick në minutën e 12-të për vendësit dhe kurse Fabian Rieder i shënoi dy golat e fitores.

Fillimisht në minutën e 15-të, e më pas nga penalltia në minutën e 97-të. 

Për Leverkusenin ishte hap i gabuar që është në ndjekje të një pozite që dërgon në Champions në edicionin tjetër. Tani i ka 52 pikë në vendin e gjashtë. Augsburgu në vendin e nëntë i ka 36 pikë.