Louis Saha ka qenë ndër futbollistët më të mirë në Evropë sa ishte aktiv në futboll.

Por pas pensionimit, ai ka vendosur të merret me biznis.

Ish-ylli i Manchester United, Fulham, Everton, Tottenham, Sunderland e Lazio tani po merret me një profesion tjetër.

Saha është shef dhe themelues i AxisStar.

Kjo kompani ndihmon VIP-at të futen në kontakt me markat e reklamave të njohura.

Ndërsa Saha shfrytëzon miqësitë e tij në botën e futbollit për të tërhequr klientët.