Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, mund të transferohet në Turqi.
Mediat e këtij shteti raportojnë se është Besiktas që ka shprehur interesim për mbrojtësin e skuadrës suedeze, Kalmar.
Kartoni i Alitit, sipas faqes së specializuar, transfermarket, vlerësohet 550 mijë euro.
Kjo është një shifër e përballueshme për një klub si Besiktasi.
Aliti u largua nga Skënderbeu një vit më parë për rreth 150 mijë euro dhe sipas Super Sport, korçarët kanë ruajtur një përqindje (25%) të kartonit të 26-vjeçarit dhe mund të përfitojnë të ardhura të tjera nga rishitja e tij.
Në Ligën e Turqisë luajnë edhe dy yjet e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Florent Hadergjonaj.