Lojtari i tretë i klubit të Premier Leagues, Brighton, është tesutuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar shefi-ekzekutiv i klubit Paul Barber.

Paraprakisht, dy lojtarē të Brightonit ishin infektuar me koronavirus në mars dhe prill.

Por rasti i fundit ka vënë në dyshime planet për rifillimin e stinorit në Premier League që është pezulluar shkaku i pandemisë.

“Përkundër gjitha masave që kemi marrë në javët e kaluara, ku lojtarët nuk janë përfshirë fare në stërvitje në grup, ne kemi një lojtar tjetër që ka testuar pozitiv me virusin” ka thënë Barber.