Unai Emery u shkarkua nga posti i trajnerit të Arsenalit në nëntor, pasi klubi përjetoi ecurinë më të dobët të rezultateve që prej vitit 1992.
Emery ka treguar një detaj për Mesut Ozilin, futbollistin me të cilin nuk kishte raporte të mira.
Emery e ka kritikuar përkushtimin dhe qasjen e Ozilit gjatë kohës së tij si trajner i Arsenalit dhe thotë se bashkëlojtarët e gjermanit nuk donin që ai të bëhej kapiten.
“Ai ka mundur të ishte kapiten, por zhveshtorja nuk e donte. Për këtë nuk e vendosa unë, për këtë vendosën lojtarët. Kapitenët janë ata që duhet të vazhdojnë ta mbrojnë klubin, trajnerin dhe bashkëlojtarët” theksoi Emery.