Në vitin 2011, kishte ndodhur incidenti ndërmjet ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra dhe ish-sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez.
9 vjet më vonë, francezi ka treguar se ai kishte marrë kërcënime nga të burgosur pas incidentit racist me Luis Suarez.
“Manchester Unitedi mori aq shumë letra kërcënuese për mua”, ka thënë Evra.
“Njerëzit shkruanin; Jemi në burg, jemi tifozë të Liverpoolit. Kur të dalim, do të të vrasim ty dhe familjen tënde”, ka treguar francezi.