Ekipi i fëmijërisë së Cristiano Ronaldos, Nacional, ka festuar promovimin në Divizionin e Parë të Portugalisë.

Futbollistët e këtij ekipi kanë festuar në fushë, por duke mbajtur distancën.

Kampionati në Portugali është ndërprerë si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Me pikët e grumbulluara, kjo skuadër ka kaluar në Divizionin e Parë.

Klubi ka marr edhe një mesazh urimi nga Cristiano Ronaldo. Nacional është klub lokal në Maderia, vendlindja e Ronaldos, ku ai me familjen e tij ka qëndruar dy muajt e fundit.