FIFA ia ka dhënë Liridon Krasniqit lejen për të luajtur për Kombëtaren e Malajzisë.
Kështu mesfushori kosovar mund të luajë për Malajzinë që nga ndeshja kualifikuese e Botërorit 2022 me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lajmin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Malajzisë, Stuart Ramalingam.
Krasniqi në të kaluarën ka luajtur për Shqipërinë dhe Kosovën për një kohë të shkurtër, por nuk mori ftesë më.