Koln dhe Fortuna Dusseldorf kanë ndarë pikët pas barazimit dramatik 2 me 2.
Ishte skuadra mysafire Fortuna Dusseldorf që me nga një gol në secilën pjesë, ishte në epërsi deri në fund të ndeshjes.
Por Koln arriti të barazonte rezultatin krejt në fund të ndeshjes me dy gola të shpejt, në minutat 88 dhe në kohën shtesë.
Fakti që duhet të përmendet është se mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha nuk ka luajtur fare në këtë lojë.
Në bankën rezervë në ekipin e Kolnit ishte edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të.
Fortuna Dusseldorf tash ka 24 pikë dhe është në pozitën e 16-të në tabelë. Kurse në një pozitë më poshtë është skuadra e Milot Rashicës, me 21 pikë.