Klubi i Futbollit të Femrave Mitrovica, ka mbledhur forcat dhe u ka dhënë një lajm të mirë vajzave të klubit.

Vajzat e këtij klubi, vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre edhe në kohë të pandemisë.

Përmes një publikimi në llogarinë zyrtare të faqes në rrjetin social Facebook, është bërë e ditur se futbollistet kanë marrë edhe pagesat e muajit prill.

 “Stafi dhe futbollistet e KFF Mitrovica e falënderojnë kryesin e Klubit që edhe në këtë kohë Pandemie dhe situatë krize ka arritur t’i përfundojë obligimet ndaj futbollisteve. KFF Mitrovica i ka kryer të gjitha obligimet sipas marrëveshjes dhe nuk u ka hyrë në hakë t’iu mbesë borxh asnjë pagë të vetme futbollisteve”, ka njoftuar klubi mitrovicas.