Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, në fillim të karrierës ishte krahasuar me bashkëvendësin e tij, Diego Maradona.

Derisa Messi krijoi emrin e tij, deri tash të paprekshëm dhe të paarritshëm nga të tjerët.

Nga viti 2006, shumë talente të rinj të futbollit u krahasuan me Leo Messin. Por, asnjëri nga ta nuk iu ofrua nivelit të tij.

Planet Football kanë renditur të gjithë këtë futbollistë të rinj të ashtuquajtur ‘Lionel Messi i ri’, duke treguar se ku ishin dhe ku janë.

I pari ishte Bojan Krkic, i cili në vitin 2006 ishte te Barcelona, tash luan te Montreal Impact.

Një vit më vonë, Gerardo Bruna u quajt ‘Messi i ri’, kur në vitin 2007 ishte te Real Madridi, kurse tash luan te Derry City.

Njëjtë u quajt edhe bashkëvendasi i tij, Mauro Zarate, i cili në vitin 2008 ishte te Lazio e tash te Boca Juniors.

Më poshtë janë edhe të gjithë të tjerët që u krahasuan me Messin.

Amir Sayoud, në vitin 2009 te Al Ahly, tash te CR Belouizdad.

Gai Assulin, në vitin 2010 te Barcelona, tash te Politehnica Iasi.

Iker Muniain, në vitin 2011 te Athletic Bilbao dhe ende aty. 

Ryo Miyaichi, në vitin 2012  te Arsenali, tash te St. Pauli.

Ryan Gauld, në vitin 2013 te Dundee United, tash te Farense)

Alen Halilovic, në vitin 2014  te Dinamo Zagreb, tash te Heerenveen i huazuar nga Milan.

Martin Odegaard, në vitin 2015 te Real Madrid, tash te Real Sociedad i huazuar Real Madrid.

Lee Seung-Woo, në vitin 2016 te Barcelona B, tash te Sint-Truiden.

Pietro Pellegri, në vitin i2017  te Genoa, tash te Monaco.

Thiago Almada, në vitin 2019 dhe aktualisht te Velez Sarsfield.