I varur nga droga, një futbollist brazilian kishte shitur medaljen e Kupës së Botës për Klube, për të blerë kokainë.

Flavio Donizete, ishte pjesë e Sao Paulos që mposhtën Liverpoolin me rezultat 1-0 në finalen e Kupë së Botës për Klube në vitin 2005 e luajtur në Japoni.

Donizete nuk është që dha shumë në atë fitore të klubit brazilian, pasi hyri në lojë pas një dëmtimi që pari Leandro Bonfim.

Mirëpo, me ato pak minuta arrit të merrte një medalje shumë të rëndësishme, shkruan VAR Kosova.

Medaljen e fituar, 36-vjeçari brazilian e shiti për tu furnizuar me kokainë.

“Unë e shita për të blerë drogë. E shita atë për 7,000 reais (para braziliane)”, ka thënë ai.

“Kur e shita dhe më erdhën paratë, i shpenzova në kokainë. Sasinë e parë e bleva me 1.000 reais kokainë. E harxhova për dy ditë. Sa më shumë para kisha, as më shumë drogë doja”, ka thënë Donizete.

“Pasi u njoha me kokainën, humba gjithçka tjetër. Në fillim isha përdorues i moderuar, derisa kokaina u bë gjëja më e rëndësishme në jetën time. Fillova të humbas gjithçka që kisha. Cdo para të kursyer e shfrytëzoja për të blerë drogë. Nuk mund të rrija pa të. Në mëngjes, në mbrëmje, në cdo kohë më duhej të merrja kokainë”, ka vazhduar rrëfimin.

Ai humbi pasurinë, por jo edhe familjen.

“Kam humbur gjithçka, përveç gruas, vajzave dhe familjes, të cilët janë akoma me mua edhe sot”, ka thënë Donizete./ VAR Kosova./